AKTUALITETSTAR CHANNEL

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të hëne disa pamje nga zona ku po zbatohet projekti “Lungomare 3”, duke njoftuar se punimet janë në fazën përmbyllëse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai uroi qytetarët për javën e re, ndërsa theksoi progresin e bërë në aksin e Radhimës, pjesë e këtij projekti transformues.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e transformimit të aksit të Radhimës, ku shtrihet projekti i Lungomare 3 që po shkon drejt përfundimit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

“Lungomare 3” parashikon ndërhyrje përgjatë vijës bregdetare që shtrihet nga Vlorë drejt Radhimë dhe Orikum, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin urban të zonës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Ramës, ky investim do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e turizmit dhe ekonomisë lokale, duke e bërë këtë segment të bregdetit edhe më tërheqës për vizitorët.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button