Rama paralajmëron ‘familjen socialiste’: Kush e ngatërron rrugën, ta mbajë vetë qoftë kur sheh lart nga Zoti apo kur i bie derës para drejtësisë
Rama: Të gjithë bëjmë zgjedhjet tona dhe zgjedhja ime nuk ndryshon dot në asnjë mënyrë dhe për asnjë rast. Përsëris edhe një herë sot, për familjen politike atë që e kam thënë disa herë më parë dhe stërthënë qyshherë në këtë godinë se kush e ngatërron rrugën e përbashkët me një rrugë që bën dy punë edhe me shtetin edhe me xhepin merr përgjegjësi që nuk e ndan dot as me mua as me ne, por duhet ta mbajë vetë, qoftë kur del para pasqyrës, qoftë kur sheh lart nga Zoti apo kur i bie derës para drejtësisë.
Ua them troç, dhe e rithem publikisht nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar kur ai lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët por bashkëpunëtorin e zgjedh për të mos lëshuar rrugën dhe njerëzit që na kanë zgjedhur të gjithëve ne në këtë rrugë.
Kjo histori është e vështirë të tregohet si sukses, sepse bëhet fjalë për njerëz të ndaluar, dënuar e hetuar. Arben Ahmetaj nuk është një bashkëpunëtor i largët me mua, është një nga bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë.