Rama paralajmëron uljen e çmimit të karburanteve për konsumatorët, qeveria pjesë në importin e naftës

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar uljen e çmimit të karburanteve për konsumatorët. Ai njoftoi se qeveria do të jetë pjesë në importin e naftës.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se prej kohësh po punohet në këtë aspekt, i cili do të vendoset në zbatim brenda vitit, për të lehtësuar importin.
“Do të jemi pjesë si qeveri në importin e naftës dhe në shpërndarjen e naftës”, deklaronte mbrëmë nga Cërriku Kryeministri Rama.
Shteti jo vetëm rregullator që bën ligje e harton skema për zhvillimin e ekonomisë, por do të ‘veshë’ edhe rolin e sipërmarrësit. Kreu i qeverisë Edi Ramaju rikthye më 2 korrik premtimit të 2022-shit, për krijimin e Rezervës Shtetërore të Naftës përmes Albpetrol.
“Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës do angazhohet për të krijuar rezervën e vet”, u shpreh Rama më 11 mars 2022, kohë kur sapo kishte nisur kriza e çmimeve.




