POLITIKË

Rama për rritjen e pagave të deputetëve: Nuk e votoj, të hyjë në fuqi kur të rritet për të gjithë! Po të doni rrogë minimale, unë jam gati


Kryeministri Edi Rama ka folur në seancën e sotme foli për rritjen e pagavetë të administratës, deputetëve dhe ministrave, duke thënë se rritja do të bëhet sipas piramidës së propozuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai deklaroi në fjalën e tij se nuk do të votojë rritjen e pagës së deputetëve, duke sqaruar se rritja e pagave për deputetët duhet të jetë e fundit, kur të ketë hyrë në fuqi për të gjithë, pasi ndryshe sipas tij është e pamorlashme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Rama: Gjëja qe ne kemi berë duke rritur pagën minimale është faktor i pamohueshëm. Edhe rritja e pagës së administratës është një faktor i tillë.Nuk ka patur përgjigje më spektakolare se 14 maji. Është disfata e politikës që bartet nga të gjithë  ju që vini  këtu dhe këndoni dokrrat tuaja. Herën tjetër do të jetë më keq për ju. Ne jemi në kushtet kur duhet ta kuptojme se Europa ka filluar një luftë që do të bëhet çdo ditë më e pamshirshme që të kujton:  “Peshku i madh ha të voglin”. Rënia e lindjeve në vendet e zhvilluara të Europës po reflektohet në tregun e punës. Tani janë në një situatë  që duhet të rrëmbejnë nga të katër anët fuqinë punëtore, ose të  pranojë suksesin e Perëndimit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Jam i bindur se me qasjen tonë gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur.  Veneto ka problem largimin e mjekëvënë Gjermani, ne kemi largime por nuk keami asnjë boshllëk, me politikën që po bëjmë për pagat. Do shohim se largimet i kemi të balancuara se ikin dhe për efekt studimesh. Do të angazhojmë dhe mjekët që janë jashtë pa qenë nevoja të jetojnë ketu. Për rritjen e pagave aajo që dëgjova ishte një hipokrizi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Niveli i pagave nuk përcaktohet sipas qejfit por ka një logjikë të caktuar.Nuk mund të bësh një grafik pagash dhe të vendosësh pagën e mësuesit mbi atë të presidentit. Është lajthitje. Nuk mund të kemi prokurorë, gjykatës që paguhen më shumë se presidenti e ministri.  Doni pagë minimale, unë jam gati.Nuk ka nevojë që ta çoni pagën për jetimoren. Unë mendoj se ju duhet tëikni për pambuk nëse doni një skemë politike për shqiptarët. Sa herë rritet paga minimale, rritet dhe rroga e deputetëve.

Unë njoh këtu njerëz që e meritojnë atë pagë me respekt. Njerëz me të cilët me atë pagë jetojnë, Ky nuk është vendi i kriminelëve, hajdutëve, narkotrafikantëve. Disa nuk duhet të ishin këtu, po para diellit. Ky me siguri nuk  është vendi i llumit, një vend njerëzish normal.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

E vërteta është që deputeti për punën që ka dhe misionin që ka meritojnë pagën e propozuar. Sa e bëjnë punën, këto nuk lidhen me rritjen e pagës. Me një gjë jam kundër, unë nuk e votoj.  Për mua paga duhet të vendoset sot dhe duhet të hyjë në fuqi dirën që bëhet rritja e pagës deri te më i fundit.

Pra, nëse mësuesve dhe mjekëve iu themi do merrni sot këtë rritje, dhe tjetrën më vonë dhe paga juaj do jetë e plotë dhe 900 euro  do jetë në mes të viti të ardhshëm, atëherë për deputetët e ministrave duhet të hyjë në fuqi pasi tu rritet gjitjë të tjerëve. Ky është qëndrimi im, para kësaj unë mendoj se është e pamoralshme.

Related Articles

Back to top button