POLITIKË

Rama reagon pas akuzave për draftin: Ata që shajnë, kanë frikë vetëm nga një gjë


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave, kryesisht nga Prishtina zyrtare, në lidhje me draftin për asociacionin e dërguar në Gjermani dhe Francë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se ata që e akuzojnë pa ditur asgjë për përmbajtjen e këtij drafti, sipas tij “kanë frikë se mund të humbasin armikun që u krijon kushte ekzistenciale për të folur dhe vepruar sikur janë ende në një luftë’.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ata që shajnë dhe akuzojnë pa ditur asgjë për projekt-statutin e ASM-së kanë frikë nga një gjë: se mund të humbasin armikun që u krijon kushte ekzistenciale për të folur dhe vepruar sikur janë ende në një luftë që përfundoi në ’99 kur armiku është mundur.” Shkruan Rama.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ditën e djeshme Rama bëri me dije gjatë një konference për shtyp se i kishte dërguar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, një draft të ri për asosacionin, i punuar nga ekspertë amerikanë të pavarur dhe i udhëhequr prej tij.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kryeministri tha se Kosova dhe Serbia duhet të ulen dhe të diskutojnë për të ulur tensionet. Ai theksoi se Kosova nuk duhet të prishë marrëdhëniet me SHBA dhe BE.

Related Articles

Back to top button