AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ranë në kontakt me rrymën dhe humbën jetën, reagon Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar pas ngjarjes tragjike të datës 29 gusht në Vaun e Dejës, ku dy persona humbën jetën si pasojë e goditjes nga rryma elektrike.

Në funksion të transparencës dhe informimit të publikut, thuhet në njoftim, QKUM ka sqaruar dinamikën e ndërhyrjes së shërbimit të urgjencës mjekësore, duke theksuar se goditja elektrike përbën një emergjencë me rrezik të lartë për jetën dhe shpesh sjell pasoja fatale.

Reklama në FieriWeb - “”

Institucioni ka shprehur keqardhjen e thellë për humbjen e dy jetëve dhe ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave.

Sipas njoftimit, mësohet se në  lidhje me ngjarjen tragjike të datës 29 gusht 2026 në Vaun e Dejës, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), në funksion të transparencës dhe informimit të saktë të publikut, sqaron dinamikën e ndërhyrjes së shërbimit të urgjencës mjekësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në këtë ngjarje janë regjistruar dy raste të veçanta, të dyja si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, të ndodhura në momente të ndryshme.

Rasti i parë është raportuar si urgjencë për goditje elektrike. Në vendngjarje ndodhej një infermiere e zonës, e cila kishte nisur menjëherë manovrat e reanimimit kardiopulmonar, pa mundur të rikthente qarkullimin spontan.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas të dhënave të regjistruara në sistemin e urgjencës, thirrja është marrë në orën 18:03. Në atë moment, ambulanca e Vaut të Dejës ndodhej jashtë funksionit për shkak të një defekti teknik. Për këtë arsye, drejt vendngjarjes është nisur ambulanca nga Spitali i Shkodrës, e cila ka mbërritur në orën 19:44.

Mw tej bwhet e ditur se, manovrat e reanimimit janë vijuar edhe gjatë transportit drejt Spitalit të Shkodrës. Pavarësisht përpjekjeve të personelit shëndetësor, nuk u arrit rikthimi i qarkullimit spontan dhe pacienti humbi jetën.

Reklama në FieriWeb

Rasti i dytë i përkiste elektricistit, i cili, disa minuta më vonë, kishte shkuar në vendngjarje për të ndërhyrë në problemin elektrik. Gjatë ndërhyrjes, edhe ai u godit nga rryma elektrike dhe humbi jetën.”- bwnw tw ditur QKUM.

Sakaq thuhet se për këtë rast, kërkesa për ndihmë mjekësore është regjistruar në orën 18:53.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Në vlerësimin fillestar, personi rezultonte pa shenja jete. Në këtë moment, ambulanca e dytë nga Shkodra është nisur drejt vendngjarjes dhe ka mbërritur në orën 19:54. Rasti është konstatuar dhe referuar si Kod i Zi në vendngjarje.”

Në fund të njoftimit thuhet se “Goditja elektrike përbën një urgjencë mjekësore me rrezik shumë të lartë për jetën dhe, në rastet e rënda, mund të shkaktojë arrest kardiak dhe vdekje të menjëhershme. Mbi çdo sqarim institucional, kjo mbetet para së gjithash një ngjarje tragjike, e cila solli humbjen e dy jetëve njerëzore.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore shpreh keqardhjen e thellë për këtë humbje dhe u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të dy viktimave. Në këto momente të vështira, QKUM bashkohet me dhimbjen e familjeve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.” thuhet më tej në reagim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button