“Range Rover”-i përplaset makinën e policisë në Vlorë, plagoset efektivi dhe një tjetër
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë. Mësohet një mjet tip “Range Rover”, ka paërplasur një makinë policie.
Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një efektiv policie, dhe një person tjetër, qe ndodhej në mjet, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Dyshohet se shoferi i “Range Rover”, ka qenë i dehur në timon.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në rrugën transballkanike, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, automjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin e Policisë Kufitare Vlorë, me drejtues punonjësin e Policisë, shtetasin A. I.
Si pasojë janë dëmtuar punonjësi i Policisë dhe pasagjeri në automjetin që ai drejtonte, shtetasi V. M., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.