AKTUALITETPOLITIKË

Raporti/ Deputetët më efikasë të Kuvendit, mbajnë stafetën Erjon Braçe, Jorida Tabaku …


Raporti i Institutit për Studimet Politike mbi efikasitetin e deputetëve në sesionin e shkuar rendit deputetet më efikasë gjatë periudhës janar-gusht2024, referuar punës së tyre për nismat ligjore, për propozimet individuale ligjore, për pjesëmarrjen aktive në debatet në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare, për interpelancat dhe pyetjet adresuar institucioneve, për angazhimin në publik dhe zonë elektorale, për pjesëmarrje në votimin parlamentar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas raprotit, deputetët më efektivë  vijuan të jenë pothuajse të njëjtët si në sesionet e mëparshme parlamentare: Erion Braçe (PS), Jorida Tabaku (PD), Ina Zhupa (PD), Bujar Leskaj (PD), Petrit Vasili (PL), Klotilda Bushka (PS), Tritan Shehu (PD), etj. Deputetët e PSD vijojnë me rekorde negative (nën 13%) në fund të renditjes, kurse partitë e tjera kanë kuota nën 30%.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në raport theksohet se gratë deputete vijuan të shënojnë nivel shumë më të lartë angazhimi dhe efikasiteti sesa deputetët e gjinisë tjetër.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në vlerësimin e përgjithshëm gratë deputete patën mesatare prej 37% të efikasitetit parlamentar ndaj vetëm 33% të gjinisë tjetër. Vlerësimi nuk përfshin cilësinë e angazhimit, e cila mbetet kritike për dy gjinitë, por nivelin e përgjithshëm të angazhimit në ushtrimin e funksioneve dhe përgjegjësive parlamentare“, thuhet në raportin e Institutit për Studimet Politike.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button