Reagimi i Ballës nga Trauma: Autori i plagosjes të dorëzohet ndryshe ka pasoja
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte në Spitalin e Traumës për të vizituar policin e plagosur pak orë më parë në zonën e Porcelanit.
Balla apeloi autorin e plagosjes të dorëzohet pasi do të ketë pasoja.
Gjithashtu Balla u shpreh se ky guxim për të gjuajtur me armë efektivët e policisë së shtetit do të marrë fund shumë shpejt.
Taulant Balla: “Një gjë është e sigurt se ky guxim i madh për të gjuajtur me armë një punonjës policie, e për të mos iu bindur urdhrit të Policisë, do të marrë një goditje shumë të madhe nga Policia e Shtetit. Do të marri përgjigjen më të fortë. Thirrja ime për personin, apo familjarë të tij, se dua ta ndaj me mediat se personi është identifikuar, është të dorëzohet menjëherë, ndryshe do të ketë pasoja”, tha Balla.
Efektivi Edlir Alleshi u plagos gjatë ndjekjes së një personi të armatosur në zonën e Porcelanit. Ai u dërgua menjëherë tek Trauma, ku është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.