AKTUALITETKOSOVA
Reagon ashpër Organizata e Veteranëve: Gjykata Speciale po jep dënime në bazë të dëshmive të pushtuesve
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës reagoi ashpër kundër vendimit të Gjykatës Speciale që dënoi me 18 vite burg, Pjetër Shalën.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit. Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli”, lexohet në reagimin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.
Ai e mbyll reagimin e tij duke thënë se “ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”.