AKTUALITETSTAR CHANNEL

Rehabilitimi i aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, Balluku: Nxitje investimeve në agroturizëm dhe bujtina

Vijon puna për rehabilitimin e aksit rrugor, Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, me një gjatësi prej afro 43 kilometrash.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bashkë me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe Qerim Ismailin, kryetar i Bashkisë Mallakastër, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier ndërtimi, duke u ndalur në gjurmën e parë të këtij projekti që është në gjatësi 3.7 km.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Balluku vuri në dukje se, investimi në infrastrukturën rrugore do të nxisë zhvillimin e sipërmarrjeve agroturistike.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ullishtet janë një nga punët më të përhapura në këtë zonë, ku prodhohet dhe vaji cilësor i  ullirit. Rruga që do të kalojë pranë kësaj zone do të nxisë investimet në ngritjen e bujtinave dhe agrobizneseve”, tha Balluku.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Balluku theksoi se, kjo kontratë investimi parashikon të përfundojë në pranverë 2026 dhe do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Kryeinxhinieri i kantierit shpjegoi se, punimet në këtë segment po ecin me ritëm të shpejtë dhe në të gjithë gjatësinë e rrugës do të ngrihen tre ura.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Gjithashtu vijoi ai, gjatë punimeve parashikohet edhe përmirësimi i projektit me ndryshime që i vijnë në dobi banorëve të zonës dhe lidhjes së zonave me segmente të vogla rrugore.

“Aktualisht në këtë kantier po punojnë 40 mjete të rënda dhe pritshmëritë janë për një ecuri të mirë të punimeve”, tha ai.

Pjesë e projektit rrugor është edhe ndërtimi i trotuareve, si edhe pajisja e rrugës me ndriçim dhe sinjalistikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button