KRONIKËLAJMI FUNDIT

E rëndë në Fier/ 39-vjeçari gjendet i pajetë në makinë me një plagë plumbi, dyshohet se… (VIDEO)


Ndodhet ende në automjetin tip “ Volswagen” trupi i pajetë i 39-vjeçarit Julian Balliu, i gjetur mesditen e sotme ne Daullas të Libofshes, në automjetin e parkuar në anë të rruges.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai është gjetur pa shenja jete, ku dyshohet se është vetëvrare me arme zjarri, ndërkohë që banoret e zones shprehen te habitur nga kjo ngjarje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ata pohojnë se zona e tyre është mjaft e qetë dhe deri ne oren 8:00 të mëngjesit nuk kanë parë asnje makine. Banorë të tjerë pohojne se rreth ores 8:30 automjeti ëstë pare i parkuar por nuk kane dëgjuar asnje krisme arme.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Unë jam habitur kur kam parë policinë, se ca është bërë. Unë në 8:30 e kam parë makinën. Secili shikon hallin e tij, shtëpinë e tij. Ne shtëpi kemi grila, nuk dëgjohet as zhurmë. Nuk kam dëgjuar asgjë, jam habitur”– tha një prej banorëve

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për ta personi është i panjohur dhe nuk e kane pare me pare në zone. Ndërkohë grupi i ekspertizës është duke kryer veprimet hetimore .

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes

Related Articles

Back to top button