BOTASTAR CHANNEL

Rëndohet bilanci i tragjedisë ajrore, viktima edhe në godinën ku u përplas avioni i “Air India”

Tragjedia ajrore pranë aeroportit të Ahmedabad merr përmasa edhe më të rënda, teksa autoritetet konfirmojnë se disa persona kanë humbur jetën edhe në tokë, në konviktin e mjekësisë ku u përplas avioni Boeing 787 i kompanisë Air India, me 242 persona në bord.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sipas burimeve nga vendngjarja, avioni goditi ndërtesën me fuqi të madhe vetëm disa minuta pas ngritjes, duke shkaktuar shpërthim dhe zjarr të përhapur në ambientet e konviktit. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupat e disa viktimave brenda godinës, ndërsa kërkimet vijojnë mes rrënojave për të tjerë të bllokuar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në një deklaratë të sajën, Air India konfirmon se fluturimi AI171, nga Ahmedabad drejt Londrës, u përfshi në një aksident sot pak momente pas ngritjes.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Fluturimi, i cili u nis nga Ahmedabad në orën 13:38, kishte në bord 242 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në avionin Boeing 787-8. Nga këta, 169 janë shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, 1 shtetas kanadez dhe 7 shtetas portugezë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc të plotë të viktimave nga bordi i avionit, por burime nga emergjenca flasin për “shumë të vdekur”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Hetimet janë në vijim, ndërsa zyrtarët lokalë kanë shpallur ditë zie kombëtare në shtetin e Gujaratit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button