“RENEA gati të vrasë ekzekutorin e policit”, Karamuço i tronditur: Jam pikëlluar, s’dua të paguaj taksat për burgun e tij, është kriminel
Karamuço i ftuar në “Top Story” mbrëmjen e djeshme, është shprehur tepër i pikëlluar për vrasjen e policit 28-vjeçar në fshatin Baltëz të Fierit
Sipas tij është një gjë shumë e rëndë të shohë një uniformë të shtrirë në tokë me gjak dhe se vrasësi i tij mund të ekzekutohet nga RENEA. Karamuço i prekur shprehet se nuk do donte të paguante taksat për burgun e tij i cili është një kriminel.
Karamuço: Nëse vazhdon të insistojë dhe nuk dorëzohet dhe mban armë në dorë, ai do vritet. Në manualet taktike që përdor RENEA kur vritet një polic, nuk ka negocim, nuk futen negociatorët. O dorëzohu siç ka përmendur ministri i Brendshëm edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë ose do të përballesh me fuqinë e armëve që ka në posedim policia e shtetit. Taktikat e RENEA-s është që gjatë natës e lënë të lodhet, është një luftë psikologjike rrethimi, derisa të dorëzohet. Nëse nuk dorëzohet do të veprojë jo forca e ligjit. Na ka pikëlluar shumë sot. Sidomos uniformë e shtrirë në tokë me gjak mua më ka pikëlluar jashtë mase shumë, si të gjithë shqiptarët. Unë jam një taksapagues që nuk dua të paguaj burgun e tyre, këta janë kriminelë.
Grida Duma: E kuptova qëndrimin tënd, ishte nga më të fortit e mbajtur në studiot televizive.