Reshje shiu në qarkun Fier, situata nën monitorim – Vjosa në rritje

Gjatë natës së kaluar, në qarkun Fier janë regjistruar reshje shiu me intensitet mesatar deri në të lartë, në intervale të shkurtra kohore.
Sipas informacionit të deritanishëm nga strukturat vendore të Mbrojtjes Civile dhe Salla Operative e DVP Fier, nuk janë raportuar problematika apo situata emergjente.
🔹 Akset rrugore janë të aksesueshme normalisht
🔹 Furnizimi me energji elektrike është në normalitet
🔹 Furnizimi me ujë të pijshëm është normal
🔹 Hidrovorët janë në gatishmëri pune
🔹 Nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin paraqiten në kuota normale
Ndërkohë, në lumin Vjosë, niveli i prurjeve ka arritur në 6.1 metra në Urën e Mifolit (krahu i Fierit), me tendencë në rritje.
Pas komunikimit me Drejtorinë e Emergjencave Civile në Bashkinë Fier, është kërkuar kalimi në gatishmëri i strukturave operacionale, si dhe njoftimi i banorëve, njësive ekonomike dhe blegtorëve që ndodhen përgjatë rrjedhës së lumit.
Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet përkatëse.
Mbetemi në kontakt për çdo zhvillim të mëtejshëm.




