Reshje të dendura shiu në Milano, pema bie mbi kabllot e tramvajt! Kurrë nuk ka rënë kaq shumë në 170 vjet
Italia veriore është pushtuar nga moti i keq ditët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në Milano mediat raportoje për reshje të dendura shiun që prej drekës dhe sipas ekspertëve moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Si pasojë e motit të keq, një pemë është shembur dhe ka rënë mbi kabllot e tramvajt, duke bërë që shërbimi i transportit publik të ndërpritet përkohësisht.
Këshilltari për Sigurinë dhe Mbrojtjen Civile Marco Granelli në një postim në rrjetet sociale i cilësoi si një ‘ditë të vështirë’ reshjet e dendura të një dite më parë, duke nënvizuar se ra ‘120 deri 130 mm shi’.
Kaq shi, në një ditë të vetme, nuk kishte ndodhur kurrë në 170 vitet e fundit dhe rekordi ishte 98mm, që ndodhi në vitin 1990. Dhe jo vetëm në Milano, por edhe në pellgjet e lumenjve që kalojnë nëpër Milano’.
Pas përmbytjes së Lombardisë dhe Milanos dhe alarmit maksimal në Lambro dhe Saveso, edhe Mbrojtja Civile e Veneto ka shpallur gjendjen e alarmit ‘të kuq’, i vlefshëm nga ora 12:00 nga sot deri në orën 14:00 nesër.
Në disa zona qarkullimi është mjaft i vështirë, ku disa pjesë të rrugës dhe nënkalime janë përmbytur.