AKTUALITETSTAR CHANNEL

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, 90% e vatrave janë fikur! Neutralizohen flakët në Parkun e Prespës e Vlorë

Pas temperaturave ekstreme të larta që shqetësuan të gjithë Evropën, në Shqipëri janë rikthyer reshjet e shiu dhe ulja e ndjeshme e temperaturave. Reshjet e dendura të shiut kanë ndihmuar në shuarjen e vatrave të zjarrit në gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit u raportuan 34 vatra, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotë se 90% e vatrave në të gjithë vendin janë shuar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kështu janë neutralizuar flakët në Vlorë, një ndër qarqet me problematike, ku banorët e disa fshatrave janë evakuuar për shkak se zjarri u rrezikonte banesat. Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, në bashkinë Pustec, është neutralizuar plotësisht, po ashtu edhe zjarret e tjera të mëparshme.

Megjithatë strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e zonave për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Prej më shumë se një jave vendi ynë ka qenë nën ‘pushtetin’ e flakëve, veçanërisht në jug të vendit ku situata ka qenë mjaft problematike edhe për shkak të terrenit të vështirë malor. Më 27 korrik në fshatin Kalasë, Delvinë për shkak të situatës kritike dhe rrezikut të djegies së banesave, policia nisi evakuimin e banorëve nga zona.

Ndërsa dje Emergjencat Civile raportuan se rreth 1 mijë forca, 4 helikopterë dhe një avion Canadair italian ishin në aksion për vendosjen e flakëve nën kontroll.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ministria e Mbrojtjes publikoi gjithashtu edhe disa pamja të filmuara dronin Bayraktar i cili në këtë periudhë me zjarre thuajse në gjithë vendin, survejon dhe skanon territorin për vatra. Nga pamjet e publikuara në disa zona të vendit, shfaqen helikopterët teksa mbushnin ujë përshuarjen e flakëve.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button