AKTUALITET

Reshjet përfshijnë vendin/ Policia apelon për kujdes: Drejtuesit e mjeteve të zbatojnë rregullat!


Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu, Policia e Shtetit APELON për drejtuesit e automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, të tregojnë kujdes të shtuar, duke respektuar me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Si pasojë e reshjeve të dendura dhe erës së fortë, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe inerteve në rrugë ????, dhe për këto arsye përdoruesit e rrugës duhet të rrisin vigjilencën sidomos kur janë duke drejtuar automjetet apo motomjetet në kushtet e errësirës ku pamja është e kufizuar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, strukturat e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në të gjithë vendin dhe po përdorin mjetet inteligjente për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Policia Rrugore apelon për modelim të shpejtësisë, mos përdorim të aparatit celular dhe për mos kryerje të parakalimeve të gabuara. Përdoruesit e rrugës, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë. 

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button