AKTUALITETPOLITIKË

Rezoluta antikorrupsion/ PS nuk humb kohë, voton Komisionin e Posaçëm në seancën e të enjtes


Mazhoranca e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama nuk humbet kohë pas miratimit të rezolutës anti-korrupsion, e cila kaloi në Kuvend me votat e ligjvënësve socialistë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në seancën e së enjtes, në pikën 7 të rendit të ditës së punimeve të Parlamentit është ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian””, thuhet në njoftimin zyrtar nga Kuvendi, ndërsa ngritja e Komisionit bëhet me shumicë të thjeshtë votash.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kryeministri në seancën e së hënës ftoi opozitën të mos e bojkotojë Komisionin e Posaçëm, ndërkohë që nuk dihet nëse Grupi Parlamentar i PD-së me kryetar Gazment Bardhin, apo grupimet e tjera në Kuvendin e Shqipërisë, do të jenë pjesë e këtij komisioni.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nisma e Kryeministrit Edi Rama është interpretuar si një tentativë e tij për të vënën nën kontroll drejtësinë e re, institucionet e saj duke nisur me SPAK e GJKKO, përmes një Komisioni të Posaçëm parlamentar.

Gjithsesi në deklaratat publike nga mazhoranca është pohuar se rezoluta dhe Komisioni i Posaçëm do të jenë një mbështetje më shumë për thellimin e reformave, duke dhënë garanci se nuk do të cënohet pavarësia e drejtësisë së re.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button