POLITIKËSTAR CHANNEL

Rezultati zhgënjyes në zgjedhje, tërhiqet nga politika deputeti i PD

Edmond Spaho, një nga veteranët e së djathtës, do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.

Reklama në FieriWeb

Me 2479 vota, ai renditet i shtati nga kandidatët e listës së hapur të PD në Korçë, teksa janë numëruar të gjitha qendrat e votimit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Pas këtij rezultati zhgënjyes, Spaho, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ajo e së dielës ishte gara e fundit elektorale për të.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ai falenderon demokratët e qarkut Korçë, të cilët e kanë çuar disa herë në Parlament duke nisur nga zgjedhjet e vitit 2005.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

POSTIMI I SPAHOS:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit!

Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.

Dëshiroj te falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.

Falënderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.

Dëshiroj të falënderoj me shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.

I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button