AKTUALITETFIERI NEWSVIDEO

Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

Riaktivizohet zjarri ne pyllin me pisha në Peshtan. Burime informacioni nga ky fshat pohojnë se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe te erërave  të forta që ndihmojnë perhapjen e flakeve.

Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri, e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera .

Reklama në FieriWeb - “”

Drejtori i zjarrfikeseve të bashkisë Fier Zija Hyka ka pohuar se situata  eshtë shume e veshtire.

Tre grupe zjarrfikese janë ne terren. Po kerkohen perforcime nga repartet e zjarrfikseve të Patosit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Zjarri po perhapet me shpejtesi ne nje siperfaqe te gjere, shumë shpejtë do afrohet dhe në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vëndin e qujatur “Qafa e Shkozës”.

Fillimisht priten ndihma nga kolegët e Patosit dhe nëqoftëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parëka përfunduar shefi zjarrfikseve të bashkisë Fier Zija Hyka.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Terreni eshte shumë i vështirë, automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin. 

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button