KRONIKËSTAR CHANNEL

Riatdhesimi i 19-vjeçarit shqiptar/ Në Sierra Leone shkuan edhe forcat RENEA

Agjentë të Interpol Tiranës dhe të forcave speciale RENEA shkuan në Sierra Leone për të marrë pjesë në aksionin për riatdhesimin e 19-vjeçarit shqiptar që ndodhej në rrezik.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e riatdhesimit të të riut shqiptar, pas denoncimit që bëri nëna e tij në polici.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia e Shtetit, pasi mori në rrugë elektronike nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkesën e një shtetaseje që kërkonte ndihmë nga shteti për kthimin e të birit në Shqipëri, e cila pretendonte se djali i saj 19-vjeçar ishte rrëmbyer në qytetin Freetown dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas policisë, rezultonte se 19-vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale dhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetown në Tiranë.

Menjëherë, Policia e Shtetit organizoi punën për dërgimin e punonjësve të Policisë (nga Interpol Tirana dhe nga Reparti Special RENEA) në Sierra Leone, me qëllim shoqërimin e 19-vjeçarit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për procedurat e pajisjes me vizë hyrëse dhe me oficerin e kontaktit të Policisë së Shtetit të atashuar pranë Ambasadës Shqiptare në Londër/Mbretëria e Bashkuar.

Interpol Tirana koordinoi gjithashtu me Interpol Freetown për kthimin sa më të shpejtë të 19-vjeçarit në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Oficerët e Policisë së Shtetit udhëtuan drejt Sierra Leone, ku zhvilluan takim me përfaqësues të Interpol Freetown, dhe pas koordinimit u mundësua udhëtimi i 19-vjeçarit drejt Shqipërisë, i cili është realizuar pa asnjë problem.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button