Rikthehet ndotja e lumit Gjanica, derdhet nafta bruto, askush nuk ndëshkohet
Krimi mjedisor me ndotjen e Gjanicës nuk ka të ndalur, ndërsa autoritetet po dështojnë për të identifikuar fajtorët. Ndotja në lumin që kalon përmes Fierit ka arritur në nivele alarmante, duke bërë që banorët të shpërthejnë në akuza ndaj institucioneve dhe kompanive të naftës.
Kjo ishte pamja e lumit Gjanica këtë mbrëmje, (shiko videon).
Ndotja në lumin që përshkon Fierin ka arritur sërish nivele alarmante ndërsa faktorët janë të shumëfishtë.
Siç denoncojnë banorët, në orët e mbrëmjes ujin e mbuloi një masë me ngjyrë të zezë dhe erë të rëndë.
Pamjet nga ana tjetër tregojnë së më shumti uji është ndotur nga mbetjet e naftës që dyshohet se derdhet nga kompanitë naftënxjerrëse që operojnë në Ballsh.
Fale investimeve ne kete lumë shkarkimi i ujërave të zeza dhe hedhja e mbeturinave është eliminuar.
Fenomeni është denoncuar në vazhdimësi, ndaj banorët e Fierit akuzojnë autoritetet se kanë dështuar për të ndëshkuar fajtorët e ndotjes.
Angjensia Kombetare e Mbrojtjes se mjedisit Fier thonë se kanë evidentuar 29 pika ndotjeje. Inspektimet i janë dërguar zyrës juridike për t’i gjobitur.