Rikthime të bujshme dhe konfirmime, Sylvinho bën publike listën për dy miqësoret e marsit
Më në fund, pas një pauze të gjatë, pasi tifozët dhe i gjithë ambienti shijoi në maksimumin kualifikimin për herë të dytë në një Evropian, legjionarët kuqezi rikthehet në aksion. Për herë të parë, pasi kualifikimit për në “Euro2024”, Sylvinho ka bërë publike listën me lojtarët e grumbulluar për dy miqësoret e muajit mars, kundër Kilit dhe Suedisë.
Ashtu siç pritej, Sylvinho ka rikthyer në përfaqësuese dy “bomberat” kuqezi, Rey Manaj dhe Armando Broja. Një rikthim me peshë është edhe Marash Kumbulla, për herë të parë qendërmbrojtësi do të vihet në dispozicion të Sylvinho-s. Pjesa tjetër nuk ndryshon, ku konfirmohen lojtarët të cilët kualifikuan Shqipërinë për në Gjermani. Kjo është lista e plotë me lojtarët e grumbulluar:
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy takime miqësore ndaj Kilit (22 mars) dhe Suedisë (25 mars). Përgatitjet për këto dy ndeshje do të nisin të hënë më 18 mars, teksa trajneri Silvinjo ka publikuar sot edhe listën me plot 26 lojtarë të grumbulluar.
Përsa i përket portës janë të njëjtët futbollistë, Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati. Në mbrojtje rikthehet Marash Kumbulla, i cili ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe gradualisht po merr minuta me klubin e tij Sassuolo. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Enea Mihaj, Federic Veseli, Jon Mersinaj, Mario Mitaj dhe Naser Aliji.
Ashtu si në portë edhe në mesfushë janë të njëjtët lojtarë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Keidi Bare dhe Nedim Bajrami. Ndërsa në repartin e sulmit ka risi por edhe rikthime. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtare sulmuesin Arbër Hoxha, i cili aktivizohet me Dinamo Zagreb në Kroaci.
Në Kombëtare rikthehet edhe Rey Manaj, i cili po zhvillon një sezon shumë të mirë me klubin e tij në Turqi. Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e avancuar janë Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Jasir Asani, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi dhe Armando Broja.
Trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë për mediat nesër (16 mars, ora 11:00 në Shtëpinë e Futbollit) për të folur në lidhje me listën dhe dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë ndaj Kilit dhe Suedisë.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve do të jetë i plotë të hënën më datë 18 mars. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Parmës, aty ky më 22 mars do të luhet edhe ndeshja e parë miqësore ndaj Kilit në stadiumin “Ennio Tardini”, duke nisur nga ora 20:45.
Pas sfidës me Kilit, Kombëtarja do të luajë një tjetër përballje miqësore me Suedinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi, në ora 19:00.