AKTUALITETLIFESTYLE & SHOWBIZ
“Rilidhja me rrënjët, emocionuese”/ Bebe Rexha ndan fotot nga vizita në Dibër: Familja është gjithçka për mua
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila ka disa ditë që ndodhet në Shqipëri, ka udhëtuar drejt vendlindjes në Dibër.
Teksa shkruan se është rikthyer në vendlindje pas 12 vitesh, ajo ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi e video nga Dibra. Ndër të tjera, ka vizituar edhe varrin e gjyshit të saj.
“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait, në Dibër, Maqedoni. Rilidhja me rrënjët dhe familjen ishte thellësisht emocionuese.
Vizita te varri i gjyshit ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk mund të merrja pjesë në funeralin e tij. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”,- ka shkruar Bebe krahas postimit me foto dhe video nga Dibra.