POLITIKËSTAR CHANNEL

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës i janë “zhdukur” 6 vota nga numëruesit

Rinumërimi i 218 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.
Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët.
Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 106 vota, ndërsa PS-së 108 vota. Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 9 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 11 vota, PSD 5 vota dhe Partia Mundësia 1 votë. 

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”


Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 6 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 3 vota, PAKSH 1 votë dhe Lëvizja Atdheu 1 votë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button