Roel Zoga emërohet drejtor i ri i Spitalit Rajonal të Fierit
Drejtor i spitalit të Fieri është emëruar Dr. Roel Zoga. Ai vjen në këtë pozicion pas largimit të Nevila Shuke. Zoga ka punuar si mjek neurolog prej vitesh në spitalin e Fierit.
Drejtuesi i ri i Spitalit Fier Roel Zoga vjen nga nje pervoje e suksesshme ne fushen e mjekesise si mjek por edhe si drejtues i repartit Pathologjise disa vite me pare.
I lindur në qytetin e Fierit në 4 dhjetor 1977, Roel Zoga ka përfunduar studimet e larta ne vitet 1996-2002 ne degën Mjekësi e përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.
Nga viti 2005 deri në 2009 eshte specializuar për Neurologji në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.
Ai ka kryer disa specializime ne spitalet “Pier Benite” dhe “Centre Hospitalier St.Joseph St Luc” në Lion të Francës, duke thelluar njohuritë dhe praktikat e tij në fushën e trajtimit të sëmundjeve neurologjike.
Nga viti 2002 deri ne vitin 2005 ka punuar si mjek urgjence në Spitalin Rajonal të Fierit. Nga viti 2009 deri ne 2017, ka shërbyer si neurolog pranë Spitalit Rajonal të Fierit. Në 2014 është emëruar si shef shërbimi në një prej pavioneve të spitalit.
Në vitin 2017 është shkëputur nga Spitali Rajonal i Fierit, për të vazhduar profesionin pranë Spitalit Amerikan në qytetin e Fierit.
Roel Zoga është i martuar me Dr.Jorida Zoga, dhe ka 3 vajza.
Me integritetin dhe profesionalizmin e tij të njohur, pritet që doktor Roel Zoga të vazhdojë të kontribuojë në avancimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin Rajonal të Fierit.