Rokadë në Policinë e Shtetit! Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh në disa qytete të vendit

Një valë e re lëvizjesh dhe emërimesh ka përfshirë Policinë e Shtetit, ku janë realizuar gjithsej 65 ndryshime në strukturat drejtuese të komisariateve në disa qarqe të vendit.
Rokada ka prekur komisariatet në Tiranë, Vlorë, Korçë, Krujë, Lezhë, Laç, Shijak, Dibër, Mirditë, Mat dhe Bulqizë, në kuadër të ristrukturimit të policisë dhe forcimit të menaxhimit të strukturave vendore.
Një nga emërimet më të rëndësishme është ai i Feliks Hodajt në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë. Ai mbante më parë detyrën e shefit të Komisariatit Nr. 4 në Tiranë.
Sipas burimeve, lëvizjet synojnë rritjen e efektivitetit operacional dhe përmirësimin e drejtimit të komisariateve në të gjithë vendin.
Disa nga emërimet e reja:
- Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit Dibër
- Elton Shahini – Shef i Komisariatit Krujë
- Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit Laç
- Florian Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë
- Feliks Hodaj – Shef i Komisariatit Vlorë
- Arben Sulaj – Shef i Komisariatit Lezhë
- Elvis Peza – Shef i Komisariatit Mirditë
- Oltion Agolli – Shef i Komisariatit Mat
- Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit Korçë
- Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit Bulqizë
- Andi Deda – Shef i Komisariatit Shijak
- Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë.
Ndryshimet pritet të pasohen edhe nga lëvizje të tjera në strukturat e Policisë së Shtetit në ditët në vijim.




