AKTUALITETSTAR CHANNEL

Romario Buzi, aktori 23-vjeçar që braktisi Londrën për teatrin dhe kinemanë shqiptare

Romario Buzi, një aktor i ri dhe premtues me origjinë nga Rroskoveci, Qarku Fier, ka vendosur të rikthehet në Shqipëri për të ndjekur karrierën e tij artistike, duke u fokusuar tek teatri dhe kinematografia vendase.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

I lindur dhe rritur në Londër, Buzi ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Wales, ku talenti i tij ka spikatur që në vitet e para. Ai ka luajtur role si protagonist dhe episodik në projekte të ndryshme, duke përfshirë filma komedi dhe me metrazh të shkurtër, si dhe rolin kryesor në filmin “Jeta e një mësuesi”, një produksion i realizuar nga studentë të Akademisë në bashkëpunim me profesionistë të fushës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pavarësisht mundësive që ofronte industria britanike e filmit dhe teatrit, Buzi ka zgjedhur të rikthehet në Shqipëri për të kontribuar në zhvillimin e artit skenik vendas. Ai u bë pjesë e kinematografisë shqiptare pasi mori pjesë në një audicion të organizuar nga regjizori dhe producenti Nati Daja, duke fituar një rol në filmin “Pallati 69.” Në këtë projekt, ai do të interpretojë përkrah aktorëve të njohur si Genc Lleshi dhe Marjana Kondi, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në karrierën e tij në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë artist të ri është lidhja e tij e fortë me kulturën dhe gjuhën shqipe, të cilën e ka ruajtur të pastër pavarësisht se është rritur dhe arsimuar në një ambient anglishtfolës. Kjo përbën një avantazh të madh për të në interpretimin e roleve në teatër dhe kinematografi.

Në një bisedë të fundit, Romario ka shprehur dëshirën dhe vendosmërinë për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në skenën shqiptare. “Kam vendosur të kthehem në vendin tim. Dua të jem aktor në Teatrin ‘Bylis’ dhe të jap kontributin tim në zhvillimin e teatrit dhe filmit shqiptar,” shprehet ai.

Me talentin, përvojën dhe pasionin e tij për aktrimin, Romario Buzi pritet të sjellë një frymë të re në artin skenik dhe kinemanë shqiptare, duke u shndërruar në një nga emrat më premtues të brezit të ri të aktorëve.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button