Romeo Mile fermeri nga Fieri që eksporton 80% të prodhimit (VIDEO)
Romeo Mile, nga fshati Vanaj emigroi 25 vjet me pare ne shtetin fqinje Itali per tu vendosur ne Siçili, ku dhe punoj per nje periudhe kohe te gjate ne vreshtari.
Me pervojen e fituar atje Romeo vendosi te kthehet ne vendlindjen dhe te praktikoj ne tokat e tij mbjelljen e rrushit ne vreshta ne 4 dynym toke, duke pare qe klima ishte e pershtatshme dhe prodhimi i mbare Romeo vit pas viti i shtoi siperfaqen me vreshta deri ne 5 hektar duke mar dhe disa toka me qera.
Per te patur nje rendiment sa me te larte nje pjese te fidaneve i mora ne Sicili atje ku dhe punoja me pare tregon Mile,dhe se fundmi i kam blere ne tregun vendas por fidan te importuar nga italia
Sot Romeo arrin te prodhoje 4 deri ne 5 ton rrush ne dite, dhe ne periudhen e pikut kur kerkesat jane me te medha ai mund te vjele edhe 8 tone ne nje dite. Rreth 80% te prodhimit shkon per eksport ne kosove dhe vendet e rajoni ndersa pjesa tjeter ne tregun vendas me nje cmim te kenaqshem
Duke aplikuar dhe ne skemat mbeshtetese nga qeveria Romeo ka Perfituar nga AZHBR ne inpute dhe karburant,dhe nga ipard 2 marrja e 3 mjeteve bujqesore dhe agregat.