KRONIKËSTAR CHANNEL

Roskovec/ Forca të shumta policie në kërkim të autorit të vrasjes, RENEA dhe FNSH vijojnë operacionin me kontrolle nga toka dhe ajri

Forca të shumta policie vijojnë operacionin e gjerë për kapjen e 35-vjeçarit që mëngjesin e sotëm vrau ish-vjehrrin e tij dhe plagosi ish-vjehrrën në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në terren janë angazhuar efektivë të Forcës së Posaçme Operacionale, Forcës Kombëtare të Sigurisë (RENEA), Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kontrollet janë përqendruar në zonën e fshatrave përreth, në kufi me Mallakastrën, pranë fshatit Drenie, ku dyshohet se autori mund të jetë fshehur. Operacioni po zhvillohet intensivisht në terren, ndërsa policia po përdor edhe drone për kontrollin nga ajri.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Uniformat blu vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të njoftojnë menjëherë policinë për çdo informacion që mund të ndihmojë në operacion.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button