Rrahën brutalisht biznesmenin, policia njoftim zyrtar, shpallet në kërkim Ferhat Kaja i “Stockholm” dhe i afërmi i tij

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasit F. K., 31 vjeç dhe O. K., 30 vjeç, pas një ngjarjeje të ndodhur më datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, pranë kompleksit “Delijorgji”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit E. K. dhe L. K., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar drejt banesës.
Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
-shpallën në kërkim shtetasin F. K., 31 vjeç dhe O. K., 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe L. K, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.




