FIERI NEWSKRONIKËSTAR CHANNEL

Rrëfehet nëna e 17-vjeçares së dhu*uar në Fier: “I thanë ‘hajde me ne se kemi një surprizë’. Sot vajza ime jeton me frikë”

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira që përjetoi familja e saj pas ngjarjes, duke treguar se e bija vazhdon të jetë e traumatizuar dhe se jeta e tyre ka ndryshuar plotësisht.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ajo tregon se më 8 qershor, vajza kishte dalë si zakonisht për të ndjekur kursin e parukerisë dhe familja po e priste të kthehej në shtëpi. Në vend të kësaj, morën një telefonatë që i njoftonte se 17-vjeçarja ndodhej në spital, ku kishte shkuar e vetme për të marrë ndihmë mjekësore pas dhunës që kishte pësuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kur shkoi ta merrte, nëna vuri re menjëherë shenjat në fytyrën e së bijës. Ajo kishte syrin dhe mjekrën të nxira, ndërsa flokët i kishte të çrregulluara. Fillimisht, vajza u përpoq ta fshihte atë që kishte ndodhur, duke i thënë se nuk kishte asgjë serioze, por këmbëngulja e nënës bëri që ajo të shpërthente në lot dhe të tregonte të vërtetën.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas rrëfimit të 17-vjeçares, një vajzë që e njihte sipërfaqësisht e kishte afruar pas daljes nga kursi dhe i kishte thënë: “Hajde me ne se kemi një surprizë.” Duke mos dyshuar për asgjë, ajo i kishte ndjekur, por pak çaste më vonë ishte dhunuar nga tre bashkëmoshatare.

Reklama në FieriWeb

Nëna shprehet se e pyeti të bijën nëse kishte pasur ndonjë konflikt me vajzat apo nëse i kishte provokuar, por përgjigjja ishte mohuese. Sipas saj, vajza nuk ka pasur probleme me askënd, bënte jetën e saj mes shtëpisë dhe kursit dhe nuk kishte arsye të përfshihej në konflikte.

Menjëherë pas rrëfimit, familja iu drejtua Policisë së Fierit për të bërë kallëzimin, ndërsa e mitura mori edhe trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nëna tregon se pasojat më të rënda nuk janë vetëm fizike, por mbi të gjitha psikologjike. Sipas saj, vajza vazhdon të jetojë me frikë, qan shpesh, dridhet, është e mbyllur në vetvete dhe nuk është më e njëjta si përpara ngjarjes.

Ajo rrëfen se edhe vetë po kalon një periudhë shumë të rëndë emocionale, duke mos gjetur qetësi prej më shumë se një muaji. Sipas saj, mendimi se vajza po kërkonte ndihmë në ato momente dhe se ajo nuk ishte pranë saj është dhimbja më e madhe që mban mbi supe.

Në intervistën e saj, nëna shprehet se nuk arrin të kuptojë se përse vajza e saj u bë objekt i një dhune kaq të rëndë dhe shpreson që hetimet të zbardhin motivet e plota të ngjarjes.

E pyetur për kërkimfaljen e bërë nga nëna e njërës prej vajzave të përfshira, ajo tha se e kupton dhimbjen e çdo prindi, por për momentin nuk e ndjen veten në gjendje të falë.

“Vetëm unë e di sa po e vuaj këtë ngjarje. Qaj fshehurazi që të mos më shohin fëmijët. Kam një muaj që nuk fle gjumë dhe mendoj vetëm për vajzën time,” u shpreh ajo.

Ngjarja u bë publike pasi pamjet e dhunës u shpërndanë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa autoritetet kanë apeluar që videot të mos publikohen, për të mbrojtur të miturën dhe për të shmangur riviktimizimin e saj.

Pjesë nga intervista:

Më merr burri dhe më thotë: “Goca ishte sëmurë.” Hajde, thashë, ndoshta ka kaluar diçka, si gjithë moshatarët. Shkoj për të marrë gocën, se nuk doja që të priste autobusin. Goca më vjen me vrap, e tmerruar. E shoh me serumin në dorë. I them: “Çfarë ke, moj të keqen mami? Pse je vrarë? Kush të ka vrarë?” “Hiç, asgjë”, tha. “Thjesht bëra një serum dhe nga që isha vetëm në spital, u çorra.”
“Po ti ke syrin të nxirë, moj bijë”, i thashë. “Ti ke mjekrën të nxirë”, i thashë. “Flokët e tu pse më duken kështu?”, i thashë.
….tha se gjoja i kishin hapur nga këto rrjetet sociale. Pastaj më tregon: “Më dhunuan 3 goca.”


“Pse moj bijë? Unë të çova për në kurs, të prisja të vije në shtëpi. Mos ndoshta i ke ngacmuar gocat?”, i thashë.
“Jo moj mami”, tha, “se nuk kam asgjë me gocat. Thjesht më thanë: ‘Hajde me mua se kemi një surprizë’.”
Thjesht shoqe rastësisht. Më duket ishte takuar një herë, dy herë mos gaboj. Ato i kishin dalë para pasi kishte dalë goca nga kursi.
“Çfarë ke moj gocë? Ç’është kjo jotja kështu?”
Aty u mërzit goca. Ishte ora 6 e pasdites. I thashë: “Të ka ndodhur diçka. Mamin e ke pranë.” Filloi të qante e të dridhej.
Me lot në sy dhe e rrënuar pasi ka parë të bijën duke u rrahur pa mëshirë nga bashkëmoshatare të saj, u nisën për të bërë denoncimin në polici. Ajo tregon se vajza e saj është e traumatizuar, refuzon të ushqehet, qan e dridhet e vijon të jetë e frikësuar.


“Kur pashë vajzën time të dhunuar, nuk më mbante vendi më. Ndoshta dhe ato nëna nuk dinë gjë, por çdo kush ta kthejë thikën nga ana e tij. Sepse unë atë fëmijë mezi e kam rritur, e ushqej me pikat e qumështit. Ngrihet burri, ikën në orën 4 të mëngjesit në punë e të më dhunojnë mua vajzën? Nëse unë fëmijën e kam të sëmurë, unë do shkoj ta kuroj. Vajza ime nuk ngatërrohet me njeri. Është e thjeshtë, sheh punën e saj. Unë s’di gjë si ka ndodhur ky dhunim. Ndoshta mund të ketë qenë ndonjë presion më parë”, tha ajo.
Pjesë nga intervista:


-Mami i njërës nga vajzat ka kërkuar falje…
E di, por unë nuk mund të fal, se shpirti im e di sesa po e vuaj. Iki e qaj fshehurazi. Nuk qaj në sy të vajzave.
Kam një muaj që nuk fle gjumë. Goca ime po dhunohet kështu? Goca ime po ulëret? Po kërkon ndihmë, o ma? Kjo gocë po më kërkon mua ndihmë dhe nuk jam pranë saj.
Të njëjtën gjë do kishin bërë edhe ato nëna. Kap dy veta për flokësh dhe shqit. Çfarë bëri vajza ime? Ishte një kriminele?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button