Uncategorized

Rrëmbenin shqiptarë, i torturonin dhe më pas i zhvasnin mijëra paund (Detajet)

Kreu “i rrezikshëm” i një bande të krimit të organizuar që rrëmbeu dhe torturonte viktimat e saj me thika dhe ujë të nxehtë në këmbim të parave të gatshme dhe bizhuterive të shtrenjta është dënuar me 25 vjet burg.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Një nga viktimat “e tmerruara” të 27-vjeçarit Fortune Lawson, ishte Mohamed Saroya, i cili u rrëmbye jashtë shtëpisë së tij në Londër në nëntor 2018 pasi u pa se mbante një orë Rolex, në një fotografi të Snapchat.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai u gënjey nga pjesëtarët e bandës që i premtuan t’i gjenin narkotikë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjykatësi Daniel Williams tha Saroya u rrëmbye dhe u torturua derisa të dorëzohej ora dhe një shpërblim.

Viktima u terrorizua për tetë orë duke përfshirë edhe goditjet e shumëfishta me thikë, ndërsa në trup iu hodh ujë i nxehtë me sheqer .

Saroya u detyrua të njoftonte anëtarët e familjes për të gjetur paratë dhe orën Rolex, që të dorëzoheshin përpara se të lirohej.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Gjykata dëgjoi se ai u gjet nga kushëriri i tij dhe vëllai i tij në një park makinash afër stacionit hekurudhor Kenton, por ai nuk mundi të hipte në makinë për shkak të lëndimeve të tij “më të tmerrshme”.

Ai u dërgua në spitalin Northwick Park, ku kaloi pesë ditë duke u trajtuar për lëndimet, duke përfshirë plagë me thikë në krah dhe shpinë, djegie në kofshë, krah dhe gju dhe prerje dhe mavijosje.

Gjykatësi Ëilliams tha se Lawson e konsideronte veten “të paprekshëm” dhe u zhvendos në Cardiff, ku ai drejtonte një biznes ushqimi dhe kishte një të dashur, por “nuk i interesonte asnjëra”.

Në dhjetor 2020, Lawson goditi sërish, duke rrëmbyer një tjetër viktimë, Ledio Ibrahimi.

Ai e çoi Ibrahimin në një banesë në qytet dhe e futi në ujë, e rrahu dhe e kërcënoi me armë dhe thika dhe një “qen sulmues”.

Ibrahimi u detyrua të telefononte një mik për të rregulluar dorëzimin e 50,000 £, por miku thirri policinë e Uellsit të Jugut për të raportuar një “situatë për jetë a vdekje” dhe pa e ditur rrëmbyesit, negociatorët e pengjeve po monitoronin telefonatat.

Viktima u dërgua në një fortesë tjetër në Hemel Hempstead, Hertfordshire, ku kalvari i tmerrshëm vazhdoi përpara se ai të shpëtohej përfundimisht nga policia, të cilët e gjetën atë të lidhur me kabblo në duar, “duke u dridhur dhe duke qarë”.

Analizat e ADN-së të marra nga gjaku i gjetur në banesën e Kardifit e shtynë policinë të identifikonte një viktimë tjetër, Halim Vladi, i cili gjithashtu ishte mbajtur kundër vullnetit të tij dhe ishte sulmuar vazhdimisht në të njëjtën adresë.

Tetë anëtarë të tjerë të bandës – të gjithë të përfshirë në të paktën një nga tre komplotet – u dënuan gjithashtu të premten në të njëjtën gjykatë.

Davood Assadpour, 33 vjeç dhe Micaiah Marley, 30 vjeç, u burgosën me 15 vjet; Arnold Fumemeya dhe Alexis Mutesa, të dy 27 vjeç, për 13 vjet; Gideon Lawson, 24 vjeç, për 12 vjet; Ahmed Omar, 29 vjeç, për nëntë vjet; Stephen Isaac, 66 vjeç, për gjashtë vjet; dhe Denis Delishaj, 34 vjeç, për tetë vjet, si dhe tetë muaj për një telefon në burg.

Related Articles

Back to top button