KRONIKË

Rrëmbimi dhe vrasja e “ushtarit” të Aldo Bares, si u zbulua krimi pas dëshmisë së Artan Tafanit

Artan Tafani, i cili është arrestuar në Lushnje disa ditë më parë si autor i grabitjes së një pike këmbimi valutor në Astir të Tiranës, ka zbardhur disa vrasje të kryera me pagesë.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Bëhet fjalë për vrasje nga grupi i Lushnjes të drejtuar nga Laert Haxhiu, ky i fundit i arrestuar disa muaj më parë në Greqi.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Tafani ka rrefyer para hetuesve mbi vrasjen e Alban Semaku, i njohur ndryshe si “ushtari” i Aldo Bares.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Alban Semaku, i cili njihej edhe me emrin Elton Mermali, u vra në Peqin në vitin 2021, ndërsa u gjet pa shenja jete në afërsi të lumit Shkumbin. Ai është ekzekutuar me 2 plumba dhe mendohet se në vendin që është gjetur i pajetë është hedhur nga ekzekutorët.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Me arrestimin e Tafanit priten të zbardhen edhe disa ngjarje të bujshme kriminale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Prokuroria e Elbasanit ka firmosur në total 17 urdherarreste. Sipas dosjes janë të paktën 20 ngjarje kriminale, mes të cilave katër vrasje, shperthime me tritol, tentative vrasje, gjobvenie.

Operacioni është ende në vijim teksa në kerkim janë disa persona që kanë dale nga dëshmia e Tafanit.

Related Articles

Back to top button