KRONIKËSTAR CHANNEL

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim përjetë/ Hajri: I dhashë ujë, pashë gjak dhe…

Avokatët e Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i cili po gjykohet në mungesë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës kanë kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për dënimin me burg përjetë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mbrojtja e Hajrit bëri sot kundërshtimet përfundimtare, ndërsa GJKKO pritet të shprehet me vendimin për dënimin e Hajrit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Avokati Aranit Roshi pretendon se Hajri nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se sipas tij, persona me kapuç kanë ardhur në ambientet e biznesit të tij dhe i kanë thënë se personi në fjalë (Jan Prenga) është sëmurë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas tij, Hajri i ka dhënë ujë dhe më pas kur ka parë armë dhe shenja gjaku ka kuptuar se bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë dhe ka larguar familjen nga kompleksi.

Reklama në FieriWeb

Altin Hajri ka qenë në ambientin e lokalit. Ka parë personat që kanë ardhur, ne kapuç. Është interesuar, ka pyetur çfarë ndodhi, i thanë është sëmurë. I ka dhënë uji. Ka parë shenja gjaku dhe armë, ka kuptuar se bëhet fjalë për diçka të rëndë dhe ka larguar familjarët nga biznesi. As nuk e ka njohur Jan Prengën. Një ngjarje kriminale mund të ndodh sot në një hotel në mes të Tiranës fjala vjen tek “Rogner”, të fusi makinën dikush aty në parking, të lërë drogë apo çfarëdo, s’mund të fajësohet pronari i lokalit për këtë. Nëse do ishte pjesë e marrëveshjes së paku do i adresonte diku tjetër e jo në biznesin e tij”, ka deklaruar avokati.

Por, SPAK pretendon se nga tërësia e provave të mbledhura vërtetohen dyshimet se Altin Hajri, pronari i kompleksit ku u dërgua trupi i viktimës, ka pasur dijeni për rrëmbimin dhe ka bashkëpunuar me autorët e kësaj ngjarje të rëndë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në janar të vitit 2020, kur Jan Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës dhe më pas u dërgua në një resort në Shijak, ku edhe është parë për herë të fundit.

Sipas hetimeve, ai u mbajt peng dhe u torturua, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende.

Prokuroria ka provuar se rrëmbimi i Jan Prengës ishte porositur si akt hakmarrjeje për një sasi droge të humbur në Angli, ku përfshihej vëllai i viktimës, Ndrek Prenga.

Në këtë ngjarje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Dritan Rexhepi, i ekstraduar tashmë në Shqipëri, i cili dyshohet se e ka porositur rrëmbimin e Prengës nga Ekuadori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button