AKTUALITETKRONIKË
“Rrëmbyen një vajzë”/ Policia sqaron ngjarjen: kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje mes një çifti dhe jo me një rast të vërtetë rrëmbimi.
Disa qytetarë raportuan mbrëmjen e sotme se në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat ishte ndodhur një incident i rëndë, ku një vajzë kishte qenë e përfshirë në një rrëmbim dhe ishte futur me forcë në një makinë.
Ky alarm shkaktoi shqetësim dhe kishte nxitur një reagim të menjëhershëm nga ana e Policisë së Shtetit.
Pas një hetimi të detajuar, Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka konfirmuar se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje mes një çifti dhe jo me një rast të vërtetë rrëmbimi.