Rreth 25 ha siperfaqe me pisha, dushk, shkurre dhe ullishte jane shkrumbuar si pasoje e zjarrit tre ditor ne zonen e Peshtanit ne Fier.
Rreth 25 ha siperfaqe me pisha, dushk, shkurre dhe ullishte jane shkrumbuar si pasoje e zjarrit tre ditor ne zonen e Peshtanit ne Fier.
Repartet zjarrfikese te Fierit, Patosit , Rroskovecit dhe Alpetrolit jane ne terren per te bere te mundur dhe neutralizimin e vatres se fundit aktive per te evituar riaktivizimin e saj gjate oreve ne vijim me rritjen e temperaturave.
Sipas shefit te sherbimit zjarrfikes ne bashkine Fier Zija Hyka , pergjate gjithe nates nje mjet zjarrfikes dhe nje mjet sherbimi kane qene ne gatishmeri nderkohe qe rreth ores 01 :00 te mesnates pati nje aktivizim vatre zjarri dhe per shuarjen e saj ne vendngjarje kane mberritur menjehere tre automjete zjarrfikese te cilat per gati dy ore pune ben te mundur neutralizimin e plote te vatres se zjarrit.
Shefi i sherbimit zjarrfikes Hyka, ka apeluar qe per cdo situate te telefonojne ne numrin 128.
Nderkohe nenkryetari i bashkise Fier, Ylli Skenderaj i cili ka monitoruar ne terren situaten u shpreh se ka patur mbeshtetje nga ajri dhe bashkite fqinje teksa ka apeluar per te gjithe qytetaret qe te jene te kujdesshem ne keto dite te nxehta vere ne drejtim te djegies se mbeturinave dhe tokave bujqesore.