KRONIKËSTAR CHANNEL

Rreth një vit në arrati/ Bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivimin e drogës në Nikël, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s

Ka marrë fund arratia prej rreth një viti e ish- efektivit të forcave RENEA, Altin Morina.

Reklama në FieriWeb

AI është arrestuar mbrëmë nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa bashkë me të ishte edhe një person tjetër.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Kujtojmë që Altin Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

Related Articles

Back to top button