KRONIKË

Rrezikonte të mbytej pasi iu përmbys gomonia në mes të detit, shpëtohet turisti në Sarandë


Policia i ka ardhur në ndihmë një qytetari në Sarandë ditëne  sotme, i cili kishte mbetur në mes të detit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai ka kërkuar ndihmë pasi rrezikonte të mbytej sepse gomonia që drejtonte ishte përmbysur në plazhin e Kasolles.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Menjëherë pas telefonatës, policia kufitare është nisur në drejtim të kësaj adrese dhe pas disa minutash kërkime kanë lokalizuar shtetasin që po kërkonte ndihmë dhe gomonen që ishte përmbysur.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Njoftimi i Policisë: 

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sarandë/ Policia Kufitare i përgjigjet në kohë rekord, thirrjes për ndihmë të një qytetari që rrezikoi të mbytej pasi iu përmbys në mes të detit, mjeti lundrues gomone që drejtonte.

Paraditen e sotme, një shtetas ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, për të kërkuar ndihmë pasi rrezikonte të mbytej sepse mjeti lundrues gomone që drejtonte, ishte përmbysur në plazhin e Kasolles.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur me mjet lundrues në drejtim të kësaj adrese dhe pas disa minutash kërkime kanë lokalizuar shtetasin që po kërkonte ndihmë dhe gomonen që ishte përmbysur.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë marrë këtë shtetas, në mjetin e tyre lundrues, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë nxjerrë në breg, mjetin e tij lundrues që ishte përmbysur në mes të detit.

Drejtuesi i mjetit lundrues ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë që i erdhën në ndihmë në kohë rekord.

Related Articles

Back to top button