Një avion ujë-lëshues ‘Canadair’ është rrëzuar në Karisto në Greqi teksa po shuante zjarret.
Avioni me dy persona në bord ndodhej në një terren të vështirë në momentin e rrëzimit, pranë fshatit Plantanistot ku flakët vetëm përparojnë. Fatkeqësisht dy pilotët kanë vdekur në vend.
Alarmi për rrëzimin e tij është ngritur në Zjarrfikëset në zonën e Platanistos.
Canadair u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u humb nga radarët.