AKTUALITETSTAR CHANNEL
Rrëzohet pema në mes të rrugës në Radhimë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Paraditen e kësaj të marte në Radhimë është rrëzuar një pemë, duke bllokuar për disa minuta qarkullimin rrugor.
Sipas raportimeve paraprake, shërbimet e bashkisë dhe policisë kanë bërë të mundur kalimin e mjeteve.
Ndërkohë, po vijon puna për hapjen e plotë të rrugës.




