FIERI NEWSMJEKSIASTAR CHANNEL

Rriten rastet e pickimeve nga insektet dhe zvarranikët në qarkun e Fierit

Temperaturat e larta të javëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve të pickimeve nga insektet dhe zvarranikët në qarkun e Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Vetëm gjatë periudhës prill–qershor, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier janë paraqitur 69 raste të pickimeve apo helmimeve nga insektet dhe zvarranikët.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas mjekut të përgjithshëm në Spitalin Rajonal Fier, Ardit Ymeri, sezoni veror sapo ka nisur dhe me rritjen e mëtejshme të temperaturave pritet që numri i rasteve të shtohet. Ai thekson se shumica e pacientëve vijnë nga zonat rurale, kryesisht persona që merren me bujqësi, ndaj rekomandohet përdorimi i veshjeve mbrojtëse gjatë punës në terren.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në të gjithë qarkun e Fierit, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar mbi 160 raste në qendrat shëndetësore. Pickimet më të shpeshta janë nga bletët, grerëzat dhe merimangat, ndërsa rastet nga zvarranikët janë më të pakta.

Reklama në FieriWeb

Sipas të dhënave, shpërndarja e rasteve është si më poshtë:

  • Mallakastër – 17 raste
  • Cakran – 15 raste
  • Roskovec – 38 raste
  • Patos – 15 raste
  • Lushnje – 11 raste

Mjekët apelojnë që çdo person i pickuar nga insektet apo zvarranikët të paraqitet menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore ose të telefonojë 127, numrin e Urgjencës Kombëtare. Sipas tyre, temperaturat e larta mund të rrisin toksicitetin e helmit dhe rrezikun për komplikacione shëndetësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button