AKTUALITETSTAR CHANNEL
Rritet sërish niveli i lumit Vjosë, prurjet në rritje – rrezik për dalje nga shtrati

Niveli i lumit Vjosë është rritur sërish mesditën e kësaj të shtune. Gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, ai ka shënuar kuota nga 5.1 deri në 5.2 metra. Ndërkohë, rreth ores 16:00, niveli i ujit ka arritur në 6.0 metra.
Sipas parashikimeve dhe informacioneve që vijnë nga zonat e Përmetit dhe Gjirokastrës, prurjet e Vjosës janë në rritje të vazhdueshme. Kjo situatë pritet të sjellë në orët në vijim prurje edhe më të mëdha, duke rritur rrezikun për dalje të lumit nga shtrati dhe përmbytje në zonat përreth.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë thirrje banorëve të zonave pranë lumit të tregojnë kujdes.




