AKTUALITETSTAR CHANNEL

Rritja e Ullishtave Organike në Frakull të Fierit: Sukses dhe Sfida


Kërkesa e lartë në treg dhe çmimi i favorshëm i vajit të ullirit kanë nxitur fermerët e fshatit Frakull në Fier të zgjerojnë sipërfaqet e mbjella me ullinj. Çdo vit shtohen mbjelljet e reja, pasi kjo kulturë ka një interes të madh ekonomik. Një numër i konsiderueshëm fermerësh kanë krijuar tashmë parcela me ullinj të kultivuar në mënyrë organike, duke u përqendruar te cilësia dhe standardet ndërkombëtare.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vëllezërit Neim dhe Dashamir Troka zotërojnë një ullishte prej gati 5 hektarësh, të certifikuar si organike. Dashamiri tregon
Se ka një sipërfaqe prej 2.5 hektarësh ullishte të certifikuar nga një kompani e huaj, e licencuar për tregun shqiptar. Kontrolli kryhet në çdo detaj, nga gjethet deri te kokrrat. Certifikimi është shumë i rëndësishëm sepse ka ndikuar pozitivisht në tregun e ullirit. Përveç certifikimeve organike, kemi edhe çertifikimin NOP amerikan, që na mundëson eksportin përtej Atlantikut. Aktualisht, jemi gjashtë fermerë të certifikuar në Frakull, dhe ky numër rritet nga viti në vitë falë edhe subvencionimit nga shteti

Reklama në FieriWeb - “C’EST LA VIE FIER”

Prodhimi ka qenë veçanërisht i suksesshëm këtë vit, me rendiment të lartë dhe funksionim efikas të fabrikave. Megjithatë, Dashamiri thekson se për të ruajtur standardet dhe për të zgjeruar eksportin, është thelbësore që edhe fabrikat e përpunimit të vajit të jenë të certifikuara.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Vaji i ullirit i prodhuar në Frakull tregtohet në Itali, SHBA dhe Kanada. “Në krahasim me katër vite më parë, vlera e ullirit është rritur ndjeshëm, dhe tani kemi hapësira të mëdha në tregun europian,” shton Dashamiri.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Fermerët e Frakullës kultivojnë mbi 260 mijë rrënjë ulliri në një sipërfaqe prej 650 hektarësh dhe kanë arritur të eksportojnë produkte bio në tregjet ndërkombëtare. Sidoqoftë, certifikimi i fabrikave mbetet një sfidë, pasi janë të pakta fabrikat që përpunojnë ullirin organik në këtë zonë. Për të siguruar suksesin e mëtejshëm, zinxhiri i certifikimit duhet të mbetet i pandërprerë, nga prodhimi deri te përpunimi dhe ambalazhimi i produktit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button