KRONIKËSTAR CHANNEL

Rritje pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit nga 1 janari 2026

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, njoftoi se nga 1 janari 2026, pagat bazë dhe shtesat për ushqim e kushtet e punës të punonjësve të Policisë së Shtetit do të rriten në të gjitha nivelet hierarkike, nga inspektorët e thjeshtë deri te drejtuesit e lartë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas ministres, kjo rritje synon përmirësimin e kushteve të punës dhe motivimin e forcave të rendit, të cilët janë në vijën e parë të shërbimit ndaj qytetarëve. Paga mesatare e drejtuesve të parë pas këtij vendimi do të arrijë në 171,500 lekë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Rritjet e pagave sipas kategorive:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • Inspektor i thjeshtë: paga bazë nga 80,500 lekë rritet në 84,525 lekë; me shtesat, paga mesatare arrin në 100,000 lekë.
  • Nënkomisar: paga bazë nga 95,500 lekë rritet në 101,000 lekë; paga mesatare me shtesat arrin në 116,000 lekë.
  • Komisar: paga bazë nga 105,000 lekë rritet në 110,600 lekë; paga mesatare me shtesat arrin në 125,600 lekë.
  • Kryekomisar: paga bazë nga 115,500 lekë rritet në 120,825 lekë; paga mesatare me shtesat arrin në 135,075 lekë.
  • Drejtues i Policisë së Shtetit: paga bazë nga 130,500 lekë rritet në 141,450 lekë; paga mesatare me shtesat arrin në 156,450 lekë.
  • Drejtues i Parë: paga bazë nga 145,500 lekë rritet në 156,825 lekë; paga mesatare me shtesat arrin në 171,575 lekë.

Ministrja Koçiu theksoi se vendimi është pjesë e angazhimit të qeverisë për të garantuar kushte më të mira pune dhe motivim për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button