MOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME
Rritje temperaturash dhe kushte të qëndrueshme atmosferike në vend

Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga një rritje e ndjeshme e temperaturave dhe kushte të qëndrueshme atmosferike. Sipas parashikimeve, orët e paradites do të sjellin intervale të gjata me diell në të gjithë territorin, ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të shoqërohen me vranësira të lehta në zonat malore lindore. Në vijën bregdetare dhe zonat e ulëta do të mbizotërojë moti i kthjellët, i cili do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje, duke u luhatur nga 11°C në Peshkopi deri në 35°C në disa qytete të vendit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar dallgëzim deri në 2 ballë në brigjet detare.




