POLITIKË
“Rroftë Shqipëria dhe miqësia jonë”, Macron flet shqip në Tiranë (Video)
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ndodhet për herë të parë në Shqipëri dhe kësisoj pritja, siç tha edhe kryeministri Edi Rama më herët do të jetë e “shkëlqyer”.
Në pallatin e Brigadave po mbahet ceremonia në nderim të presidentit. Në këtë ceremoni mbajti fjalën Macron, i cili foli për marrëdhëniet franko-shqiptare.
Në përfundim të fjalës së tij, Macron foli shqip, teksa tha se ngren dolli për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
“Po e ngre dollin time për Shqipërinë për popullin shqiptar për çastet e veçanta e që na bashkojnë, që do t’i ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, tha Macron.