Rrugë e re në Sheqishtë, Bankers Petroleum investon 96 mijë dollarë
Shumë shpejt banorët e Sheqishtës do të kenë një rrugë me standarte, që lidh zonën e tyre me Patosin.
Kompania “Bankers Petroleum Albania” tashmë ka nisur investimin e rradhës prej 96 mijë dollarësh për të përmirësuar jetesën në këtë komunitet me rindërtimin e rrugëve “Shën Trifoni” dhe “Shën Sotiri”.
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Patosit, Ceo i kompanisë Bankers, Huanqin Xiao pa nga afër ecurinë e punimeve.
“Ne do të shpenzojmë 96 mijë dollarë për të rindërtuar këtë rrugë për në kishë, rruga do të jetë 2 km e gjatë dhe 2,5 m e gjerë. Mendoj se kjo rrugë do të përmirësojë jetesën e banorëve që jetojnë aty dhe si rrjedhojë edhe bashkëpunimin me kryetarin e bashkisë Patos.” –tha Ceo i Bankers.
Teksa shprehu mirënjohjen për këtë investim, kryebashkiaku i Patosit bëri më dije , se ajo nuk ju shërben vetëm banorëve por edhe mijra vizitorëve që kalojnë përmes saj për të vizituar kishat.
Rruga e re, e ndërtuar me të gjitha standartet do të sigurojë qëndrueshmëri dhe rezistencë kundër efekteve të kohës dhe kushteve atmosferike.
Veç këtij projekt, BANKERS premton se do të vazhdojë angazhimin e tij për cilësi dhe performance në zhvillimin urban të qëndrueshëm