EKONOMISTAR CHANNEL

Rrugëtimi europian/ BE nis programin mbështetës për Shqipërinë me vlerë 7.2 milionë euro

Bashkimi Evropian në Shqipëri ka lançuar zyrtarisht Projektin e Mbështetjes për Integrimin në BE (EUIS), një iniciativë prej 7.2 milionë eurosh e krijuar për të ndihmuar qeverinë shqiptare në avancimin e negociatave të anëtarësimit në BE.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Kjo mbështetje është në përputhje me objektivin ambicioz të Shqipërisë, të përcaktuar në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian, për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Projekti do të ofrojë asistencë të synuar për strukturat negociuese dhe të gjitha institucionet publike të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE. Nëpërmjet ekspertizës së ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, BE do të mbështesë Shqipërinë në koordinimin e procesit të negociatave dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së në të 35 kapitujt e negociatave.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ky program gjithëpërfshirës do të ndihmojë gjithashtu Shqipërinë në përshpejtimin e integrimit në BE, që nënkupton mbështetjen e vendit për të kapur të gjitha mundësitë e disponueshme të para-anëtarësimit, si pjesëmarrja në programet dhe strukturat e BE-së. Programet strategjike të trajnimit do të zhvillohen për të forcuar aftësitë e administratës publike, jo vetëm për të çuar përpara procesin e anëtarësimit me sukses, por edhe për të siguruar që institucionet shqiptare të jenë plotësisht të përgatitura për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit në BE. Për më tepër, qeveria do të përfitojë nga ekspertiza e përkushtuar për të zbatuar Planin e Rritjes dhe Axhendën e Reformës përkatëse që ajo ka miratuar.

Me këtë rast, ambasadori i BE-së në Tiranë,  Silvio Gonzato rikonfirmoi angazhimin e fortë të BE-së për integrimin e Shqipërisë.

“Perspektiva e BE-së për Shqipërinë nuk ka qenë kurrë më reale. Pas hapjes së dy grupeve të negociatave me BE-në vitin e kaluar, dhe duke qenë se vendi synon të hapë të gjitha grupet deri në fund të këtij viti, puna për reformat duhet të përshpejtohet ndjeshëm. BE-ja është e gatshme të mbështesë planet ambicioze të Shqipërisë, duke përfshirë edhe këtë projekt të dedikuar. Së bashku me shtetet tona anëtare të BE-së, ne do të bëjmë çmos për të ndihmuar Shqipërinë jo vetëm në finalizimin e procesit të anëtarësimit, por edhe në përgatitjen për përgjegjësitë dhe përfitimet e anëtarësimit në BE”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, vlerësoi se Shqipëria është në një rrugë të qartë drejt anëtarësimit të plotë në BE, me objektivin për të përfunduar të gjitha reformat kryesore, deri në vitin 2027

“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit në BE. Që nga marrja e statusit të kandidatit në vitin 2014, Shqipëria ka punuar pa u ndalur për të përafruar politikat, institucionet dhe praktikat me standardet e BE-së. Sot, Shqipëria është në një rrugë të qartë drejt anëtarësimit të plotë në BE, me objektivin për të përfunduar të gjitha reformat kryesore deri në vitin 2027 dhe për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade. Teksa ecim përpara, vlerësojmë mbështetjen e BE-së në këtë moment kyç të procesit. Së bashku, mund të sigurojmë që Shqipëria jo vetëm të përmbushë standardet e nevojshme, por edhe të përshpejtojë progresin drejt anëtarësimit në BE”, tha  ajo.

Mbështetja e ndërgjegjësimit publik dhe komunikimit rreth BE-së

Sondazhet e fundit të opinionit të porositura nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri tregojnë se 97 për qind e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin e vendit në BE. Megjithatë, këto sondazhe nxjerrin në pah gjithashtu ndërgjegjësimin e kufizuar të publikut për procesin e anëtarësimit dhe projektet specifike të financuara nga BE që tashmë janë duke u zhvilluar në Shqipëri.

Për të adresuar këtë, BE-ja në Shqipëri dhe qeveria shqiptare, nëpërmjet projektit EUIS, do të forcojnë komunikimin dhe transparencën midis qeverisë dhe aktorëve joshtetërorë, përfshirë shoqërinë civile, akademinë, bizneset, të rinjtë dhe qytetarët. Përpjekjet e përbashkëta do të synojnë të shpjegojnë procesin e negociatave, si dhe ndikimin e anëtarësimit në BE.

Një fokus kyç do të jetë gjithashtu në rritjen e ndërgjegjësimit për Planin e Rritjes, i cili mund t’i sjellë Shqipërisë gati 1 miliard euro në grante dhe investime në infrastrukturë. Ky plan është krijuar për të reduktuar hendekun social-ekonomik midis Shqipërisë dhe Shteteve Anëtare të BE-së, duke nxitur modernizimin dhe dixhitalizimin, duke forcuar ekonominë dhe shtetin ligjor të Shqipërisë dhe duke rritur konkurrencën e saj. Këto përpjekje synojnë të përgatisin Shqipërinë për t’u integruar plotësisht në tregjet e përbashkëta rajonale dhe evropiane, duke krijuar më shumë vende pune dhe duke ofruar mundësi më të mira arsimimi dhe trajnimi për qytetarët.

Kjo nismë bazohet në suksesin e programeve të mëparshme të mbështetjes së BE-së, të cilat luajtën një rol kritik në përfundimin e procesit të shqyrtimit të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave.

Related Articles

Back to top button